Energji solare
RATA Solar
Website & mjet llogaritjeje

Hyrja
RATA Solar prezanton zgjidhje fotovoltaike për shtëpi, biznese dhe industri. Website-i ndërthur shpjegimin e sistemeve solare me projektet, pajisjet dhe një mjet orientues që nis nga konsumi ose fatura e energjisë.
Qëllimi
Oferta teknike duhet të kuptohet edhe nga vizitori pa njohuri të specializuara. Qëllimi është ta ndihmojë të krahasojë zgjidhjet dhe të përgatitet për një kërkesë të përshtatshme për objektin e tij.
Zgjidhja
Faqja i ndan sistemet në on-grid, hybrid dhe off-grid, paraqet punët e realizuara dhe shpjegon lidhjen mes paneleve, inverterit, baterisë dhe objektit. Kalkulatori e kthen konsumin në një pikënisje për bisedën me ekipin.
Çfarë përfshin
- Kalkulator orientues sipas konsumit ose faturës.
- Faqe për sistemet dhe katalog pajisjesh.
- Projekte me kategori dhe kapacitete të prezantuara.
- Ilustrime teknike, FAQ dhe kërkesë për ofertë.
Drejtimi vizual: Fotografi solare, kontrast i errët me të verdhë dhe skema shpjeguese.
Pamje nga projekti
TË GJITHA PROJEKTET
Projekte të ngjashme

verkaufeimmobilie.de
Platformë për vlerësim orientues të pronës dhe kërkesë për konsultë me ekspert.Shiko projektin
KoBags Group
Katalog B2B për qese të personalizuara, me specifikime dhe rrugë drejt ofertës.Shiko projektin
Kalkulatori
Website për kontabilitet, regjistrim biznesi dhe prokurim publik, me kalkulator page.Shiko projektinKe një projekt të ngjashëm?
Na trego për idenë tënde dhe e përcaktojmë bashkë hapin e parë.



